Nala është macja më e famshme në botë, pasi ka 4,5 milionë ndjekës në Instagram dhe një pasuri prej 100 milionë dollarësh.

Kjo mace, e cila jeton me pronaren e saj Pookie në Los Angeles, ka nisur të spikasë në rrjetet sociale në vitin 2012.

Pronarja e saj shpjegon: “Besoj se ka qenë macja e parë në internet me profil të vetin dhe që i drejtohej njerëzve sikur fliste vetë ajo me ta. Mendoj se kjo ishte arsyeja që e pëlqyen njerëzit”.

Kjo mace ka frymëzuar markë ushqimesh dhe veshjesh, duke bërë që pronarja e saj të fitojë plot 100 milionë dollarë.

Aktualisht, Nala mban rekordin si macja me më shumë ndjekës në Instagram, ndërsa vitin e kaluar fitoi çmimin e TikTok-erit të vitit, duke lënë pas 4 njerëz.

Pronarja e saj thotë se të merresh me profilet e maces në rrjetet sociale është një punë e lodhshme dhe me kohë të plotë: “Që kur nisa të postoja foto dhe video të Nalës, kjo ka qenë puna ime me kohë të plotë dhe prandaj mendoj se profilet po vijojnë të rriten”.