Një aksident i rëndë me një skenar që kujton ato të filmave ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku si pasojë një grua ndodhet ende në spital.

Sipas burimeve, protagonist i aksidentit është një emër i njohur, ai i Arlind Lagjit, ish-drejtori i Doganës së Fierit.  

Lagji ishte në drejtimin e një mjeti Volkwagen Tuareg, i cili fillimisht goditi një këmbësore dhe pasi u largua me shpejtësi nga skena e aksidentit të parë, goditi edhe një tjetër makinë në ecje, po në rrugën e njohur si Transballkanikja.

Pas aksidentit të dytë, autori është ndalur nga forcat e rendit, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e ecjes së çmendur në një rrugë kaq të trafikuar.  

Lagji u shkarkua nga posti shtetëror, pas një skandali ku një qytetar e akuzonte për dhunë dhe kërcënime me jetë, pas një lidhje jashtëmartesore që Lagji kishte me bashkëshorten e këtij të fundit.