Një vajzë me thonj shumë të gjatë thotë se paragjykohet shpesh nga klientët e saj kur vijnë për të rregulluar… makinën.

Peyton Cicconi, nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe modele, dhe në punë paraqitet me minifund, gjë që nuk e pengon që të rregullojë defektet në motor apo të ndërrojë gomat.

Por, edhe pse me 7 vite eksperiencë, ajo thekson se nuk e marrin seriozisht: “Në punë me nënvlerësojnë. Por, duke postuar videot e mia duke punuar me makinat në TikTok, njerëzit po e kuptojnë se punën e bëj si kushdo tjetër”.

Peyton Cicconi ka 1,2 milionë ndjekës në TikTok.