Një kamion që transportonte 9 makina luksoze, mes të cilave edhe një Aston Martin dhe Lamborghini, u aksidentuar në një rrugë në Kent të Anglisë.

Mediat britanike shkruajnë se shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa drejtuesi i kamioni ka marrë lëndime të lehta.

Në një video të bërë menjëherë virale në internet shihen makinat luksoze të përmbysura, Mercedes, Aston Martin, BMW dhe Lamborghini. Ato po transportoheshin në një pistë do të mbahej një garë, e cila tashmë ka dështuar.