Një punonjës ekologjik 59-vjeçar u arrestua në Romë me akuzën e dhunës seksuale dhe shpërndarjes së paligjshme të imazheve apo videove me përmbajtje seksuale. Mediat italiane bëjnë të ditur se ngjarjet kanë ndodhur në periudhën midis shtatorit 2022 dhe janarit 2023 ndaj tre grave të ndryshme, të cilat janë droguar, përdhunuar dhe fotografuar.

Hetimi ka lindur pas një ankese të njërit prej tyre. Në telefonin e grumbulluesit të plehrave u gjetën pamje të viktimave të pafuqishme teksa i nënshtroheshin dhunës seksuale. Disa prej imazheve i dyshuari ia dërgoi miqve të tij, të cilat u komentuan me ton ironik dhe përçmues.