Këtë të mërkurë do të mësohen dhe dy ekipe të tjera që do të presin një biletë për në çerekfinale të Champions League. Thjesht për formalitet është sfida mes Manchester City dhe Copenhagenit në stadiumin Etihad.

Qytetarët kanë fituar 3-1 në ndeshjen e parë dhe duelin në shtëpi mund ta kenë një test dhe për lojtarët e rinj në skuadër që nuk kanë marrë shumë minuta këtë edicion. I vetmi që mungon tek kampionet ne fuqi është Grilish, i dëmtuar, ndërsa në dyshim është Gvardiol.

Te danezet nuk paraqitet e njëjta situata pasi sikur të mos mjaftonte disfata në ndeshjen e parë, kanë dhe një mal me mungesa. Takimi luhet sot në orën 21:00.