Policia e Kosovës ka zbuluar një tjetër arsenal armësh në veriun e vendit, në një sinjal se vigjilenca atje duhet të qëndrojë maksimale. Një konferencë e jashtëzakonshme u thirr në Drejtorinë Rajonale Policore në Mitrovicën e Veriut për të dhënë detaje lidhur me aksionin policor.

Zëdhënësi Veton Elshani konfirmoi më herët konfiskimin e një sasie të konsiderueshme armësh.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka bastisur një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potok, ku janë gjetur: armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike.