Një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet rreth orës orës 11:30, në lagjen 13, Durrës.

Sipas Policisë i moshuari ishte këmbësor, kur është aksidentuar nga një automjet tip Benz. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K,  ka humbur.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive  për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.