Koronavirusi ka regjistruar një tjetër humbje të madhe në radhët e bluzave të bardha.
Mjeku i njohur Petro Shamo nuk e ka fituar dot betejën me Covid 19 dhe është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.
Sipas burimeve, Petro Shamo ishte shtruar prej 5 ditësh në spitalin Infektiv dhe ndërroi jetë sot.
Shamo ka mbajtur më parë postin e shefit të Infektivit.