Këto janë tre infermieret dhe sanitarja që akuzohen për “mashtrim” dhe “shpërdorim detyre” në spitalin Covid 2.

Pak më parë ka nisur seanca në Gjykatën Penale të Tiranës për caktimin e masës së sigurisë për infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukija Hoxhaj.

Tre infermieret dhe sanitarja akuzohen për “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”.

Çela, e cila është e martuar dhe ka dy fëmijë të mitur, njëri shtatë dhe tjetri katër vjeç, mësohet se është përlotur në sallën e gjyqit.

Infermieret Mira Bushi 52 vjeç, Sheqerije Koçi 61 vjeç, Sidorela Çela 28 vjeç si dhe sanitarja Rukije Hoxhaj 57 vjeç, u arrestuan pas hetimeve lidhur me skandalin e sanitares-mashtruese, Tire Alldervishi.

Në dosjen hetimore, thuhet se Tire Alldervishit i është këqyrur dhe sekuestruar celulari, ku janë zbuluar disa nga bisedat e saj me koleget.

Sanitarja u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me koronavirus 8 milionë lekë të vjetra.

Ajo u denoncua nga vajza e së ndjerës, të cilën e kishte lënë pa shërbim dhe pa ushqim gjatë trajtimit në spital.

Pas këtij skandali të publikuar në media, u zbulua se në Spitalin “Shefqet Ndroqi” kishte një skemë të mirëfilltë zhvatjeje, ku përpos Alldervishit, ishin të përfshira edhe 4 shtetaset e lartpërmendura.