Varianti shumë i transmetueshëm Omicron tani përbën gjysmën e infeksioneve në botë.

Por Omicron është një term ombrellë për disa shtame të lidhura ngushtë të koronavirusit SARS-CoV-2, më i zakonshmi prej të cilëve është BA.1.

Por tani më shumë vende, veçanërisht në Azi dhe Evropë, po raportojnë një rritje të rasteve të nxitura nga BA.2.

Ndërsa BA.2 duket të jetë edhe më i transmetueshëm se variantet e mëparshme, nuk ka ende të dhëna që sugjerojnë se është më i rëndë.

Pra, sa duhet të jemi të shqetësuar për këtë variant në zhvillim? Ja çfarë dimë për të dhe çfarë duhet të dimë, lexoni këtë raport të BBC që jua sjell noa.al

Çfarë është BA.2?

Ndërsa viruset ndryshojnë në variante të reja, ato ndonjëherë ndahen ose degëzohen në nën-linja. Varianti Delta, për shembull, përfshin 200 nën-variante të ndryshme.

E njëjta gjë ndodhi me Omicron, i cili përfshin linjat BA.1, BA.2, BA.3 dhe B.1.1.529.

BA.1 përbën shumicën e rasteve. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gati 99% e ADN-së virale të dorëzuar në bazën globale të të dhënave GISAID që nga 25 janari, u identifikuan si ky nënvariant.

Ndërsa BA.1 dhe BA.2 janë të ngjashme, ato janë 20 mutacione larg njëri-tjetrit.

Nuk është e qartë se nga e ka origjinën BA.2, por për herë të parë u zbulua në Filipine në nëntor.

Ku përhapet BA.2?

Nën-varianti i Omicron është aktualisht në 57 vende të botës, thotë OBSH. Në disa vende, BA.2 përbën më shumë se gjysmën e rasteve me Omicron.

Instituti Statens (SSI) në Danimarkë, tha sot se infeksionet BA.2 u rritën në janar dhe gjysma e të infektuarve dolën të ishin me këtë derivat të ri të Omicron.

India është një tjetër vend ku BA.2 po zëvendëson me shpejtësi variantin Delta dhe Omicron BA.1, tha biologu molekular Bijaya Dhakal.

BA.2 është tashmë varianti dominues në disa shtete dhe ka të ngjarë të çoi në valën e re të infeksioneve në disa vende.

Në Angli, janë identifikuar më shumë se 1,000 raste të konfirmuara me BA.2, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UK HSA).

Ai cilësohet një “variant nën hetim” nga autoritetet shëndetësore britanike, që do të thotë se ata po e vëzhgojnë nga afër, por nuk janë tepër të shqetësuar për të.

Infeksionet BA.2 në Gjermani po rriten gjithashtu më shpejt se BA.1 dhe Delta, sipas Dr. Meera Chand.

A është BA.2 më i transmetueshëm?

Një vëzhgim i 8,500 familjeve dhe 18,000 individëve, kryer nga SSI e Danimarkës zbuloi se BA.2 ishte “thelbësisht” më i transmetueshëm se BA.1.

Studimi nxori gjithashtu prova që sugjerojnë se nënvarianti BA.2 është më i aftë për t’iu shmangur vaksinave.

Megjithatë, njerëzit e vaksinuar kanë ende, më pak gjasa të infektohen sesa individët e pavaksinuar.

Edhe një studim i veçantë në Mbretërinë e Bashkuar gjeti gjithashtu transmetueshmëri më të lartë për BA.2 krahasuar me BA.1.

Por vlerësimi paraprak nuk gjeti asnjë provë që vaksinat të jenë më pak efektive kundër sëmundjeve simptomatike për secilin nën-variant.

A është BA.2 më i rrezikshëm?

Nuk ka të dhëna që sugjerojnë se BA.2 çon në sëmundje më të rëndë sesa nënvariantet e mëparshme të Omicron.

“Duke parë vendet e tjera ku BA.2 tani po kalon, ne nuk po shohim ndonjë rritje më të madhe në shtrimet në spital,” thotë Dr Boris Pavlin i OBSH-së.

Francois Balloux, Profesor i Biologjisë së Sistemeve Kompjuterike dhe drejtor i Institutit të Gjenetikës UCL, tha se BA.1 dhe BA.2 “mund të konsiderohen si dy nën-linja epidemiologjikisht ekuivalente të Omicron”.

Ashtu si me variantet e mëparshme, ekspertët besojnë se vaksinat do të vazhdojnë të jenë shumë efektive kundër kalimit rëndë të sëmundjes, shtrimit në spital dhe vdekjes.

Dr Chand tha: “Deri tani, nuk ka prova të mjaftueshme për të përcaktuar nëse BA.2 shkakton sëmundje më të rëndë se Omicron BA.1.

Megjithatë ne duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe të vazhdojmë me vaksinimin. Të gjithë duhet të vazhdojmë të testohen rregullisht nëse u shfaqen simptoma.”

Tani, nuk ka arsye për alarm

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj po monitorojnë nga afër BA.2, di një nënvariant i Omicron.

Për momentin ka shumë gjëra që nuk janë ende të qarta.

Duket se ka një avantazh rritjeje rastesh në krahasim me versionin e Omicron, BA.1, që ka përfshirë globin.

Analiza nga UKHSA thotë se ekziston rreziku i mbivlerësimit të shtamit nëse bazohemi në fazat e hershme. Kjo do të thotë se nuk mund të konsiderohet si rrezik potencial ky shtam i ri nëse bazohemi vetëm në të dhënat e para.

Britania e Madhe si dhe Danimarka, raportojnë se nuk ka rritje të shtrimeve në spitale dhe në repartet e kujdesit intensiv duke sugjeruar se nuk ka një ashpërsi më të madhe të variantit më të ri BA.2.

Dhe, edhe nëse bëhet versioni dominues i Omicron, ai mund të mos e ndryshojë trajektoren e pandemisë në vendet që kanë parë një valë të madhe të BA.1. Kjo për shkak se mund të ketë imunitet të kryqëzuar – një person që ka kaluar infeksionin me BA.1 mund të ketë siguruar mbrojtje kundër BA.