Prag tragjedie në aksin Elbasan-Librazhd. Dhe koincidenca është e frikshme. Në të njëjtin vend te “Kthesa e Murrashit”!

Një autobus ka dalë nga rruga, duke rrezikuar që të përfundonte në ujrat e lumit “Shkumbin” në të njëjtin vend ku ra mjeti e qeë shkaktoi 3 viktima pak ditë më parë..

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:00, ku një mjet që vinte nga Elbasani në drejtim të Librazhdit, për shkak të lagështirës ka dalë nga rruga.

Sipas versionit zyrtar të Policisë së Shtetit, reshjet e dendura të shiut dhe rruga kanë bërë që drejtuesi i mjetit me targa “AA 403 XK” të humbasë kontrollin, duke rrezikuar jetën e 30 pasagjerëve që ishin nisur nga Elbasani në drejtim në Librazhdit.

Fatmirësisht frenat kanë funksionuar pasi mjeti ka dalë nga bordurat anësore të rrugës, ndërsa pasagjerët kanë kanë shpëtuar pa asnjë dëmtim. Dyshohet se moti me lagështirë ka bërë që mjeti të rrëshqasë e të dalë nga rruga.