Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka bërë një gjest tejet të veçantë për Ëmbla Ademin. Vogëlushja shqiptare e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që ajo të largohet nga klasa për shkak se ishte me “Syndrome Down”.

Ajo tani po e vazhdon shkollimit normalisht falë reagimit nga opinioni publik. Me këtë rast Pendarovski i ka bërë një vizitë asaj duke e marrë dhe e dërguar në shkollë për dore.