Dy të rinj janë plagosur rëndë me thika gjatë një konflikti me njëri-tjetrin në Skrapar.

Mësohet se ata janë në gjendje të rëndë dhe pritet të transportohen me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Protagonistët e mbetur të plagosur janë të moshave 23 dhe 25 vjeç.

Ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.