Një banesë në Gjirokastër është përfshirë nga flakët si pasojë e gazit të bombolës.
Në shtëpi jeton vetëm e moshuara 74-vjeçe, Dete Osmani.
Kjo e fundit ndezi bombolën e gazit, e cila në moment u përshi nga flakët.
Zjarri u përhap në dhomë, por pa e lënduar gruan, e cila lajmëroi menjëherë komshinjtë.
Flakët u vunë nën kontroll nga zjarrfikësit.