UKRAINË- Rusia tregon sërish ambicjet e saj drejt perëndimit. Finlanda dhe Suedia do të shiheshin si ‘kundërshtarë’ nëse do të anëtarësoheshin në NATO, ka thënë Rusia. Ka pasur shumë diskutime gjatë ditëve të fundit se Finlanda dhe Suedia do të ishin të interesuara për t’u bashkuar me NATO-n.

Sipas Sky News, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se do të ketë pasoja nëse kjo ndodh. Mëngjenin e sotëm ai tha gjithashtu se vendi do t’i shihte ata si kundërshtarë dhe do të “merrte masa” në rajon.

Një nga pikat kryesore të pengesave të Rusisë me Ukrainën ishin ambiciet e saj për NATO-n, të cilat tani duket se i ka rënë.