Në Gjermani, autoritetet kanë marrë një tjetër masë ndërprerjeje për vaksinën Astrazeneca duke e ndaluar injektimin e saj tek femrat nën moshën 60 vjeç.

Vendimi erdhi pasi u konstatuan 31 raste të trombozës në femra deri në 60 vjeç.

Vaksina është pezulluar plotësisht në kryeqytetin Berlin dhe spitale të tjera në Gjermani ku po kryhen vaksinimet për Covid-19, raporton noa.al.

Sipas të dhënave të lëshuara nga Instituti Paul Ehrlich për Vaksinat në Gjermani, 31 raste të trombozës së rrallë janë raportuar deri më tani, pas vaksinimit me produktin AstraZeneca. 

Thuajse të gjitha kanë të bëjnë me gra të moshës midis 20 dhe 63 vjeç. Po ashtu u konstatuan me trombozë dhe dy burra që ishin 36 dhe 57 vjeç.

Një përfaqësues i Spitalit Universitar Charité tha se “ky hap është i domosdoshëm sepse raste të reja të trombozës janë identifikuar ndër 16 mijë doza të injektuara.

Ai shprehu shqetësim se një grua 47-vjeçare vdiq, ndërsa një 27-vjeçare është ende nën kontrollin e mjekëve.