Tashmë ka një përgjigje nga PSG për ofertën e Real Madridit, i cili ngulmon për Mbappe. Leonardo Nascimento, drejtori sportiv i parizienëve, ka dhënë një intervistë për një grup prej katër mediash, ndër të cilat është MARCA si përfaqësuese e vetme spanjolle, që të sqarojë pozicionin e klubit të tij në këtë “telenovelë”, e cila po përjeton momente kritike pas 160 milionë eurove të ofruara nga klubi i bardhë. Kujtojmë se nëse nuk shitet tani ylli francez, nga janari del lojtar i lirë dhe mund të negociojë me këdo, sepse kontrata në fuqi i mbaron verën e ardhshme.

Cili është pozicioni i PSG për Mbappe?

Pozicioni ynë ka qenë gjithmonë për ta mbajtur Kylian, për të rinovuar me të. Gjithmonë, për dy vite, qëllimi ka qenë dhe mbetet i njëjtë. Dhe vazhdon të jetë kështu. Ne i kemi bërë atij një ofertë shumë të rëndësishme dy muaj më parë, një tjetër më vonë. Mua më duket një strategji e Real Madridit për ta përfolur emrin e njërit prej lojtarëve tanë. Për dy vite, Real Madridi ka pasur një sjellje jokorrekte, të paligjshme, duke kontaktuar me Mbappe. Kjo është e papranueshme, nuk ka asgjë korrekte ndaj nesh. Dëshmi e kësaj strategjie është edhe paraqitja e një oferte shtatë ditë para përfundimit të merkatos dhe një vit para përfundimit të kontratës së tij. Duket një strategji që nënkupton se ata kanë provuar gjithçka. Nuk është shuma që ne konsiderojmë, është shumë larg asaj që kemi menduar. Nuk do ta shesim lojtarin për më pak se sa kemi paguar kur ishte 18 vjeç. Ne duhet t’i shlyejmë ende një shumë në pritje Monakos, ndaj nuk e konsiderojmë ofertën të mjaftueshme.

Leeds United owner claims investment from PSG chiefs will help club  "compete with Man City" - Mirror Online

Cila është oferta e Real Madridit?

Ne konsiderojmë se oferta nuk është e mjaftueshme. Unë nuk do të konfirmoj shifrat, por është mbi 160 milionë. Është më pak se sa kemi paguar për të (180 milionë, plus bonuse), por kjo shkon përtej parave. Mënyra si është bërë nuk na respekton. Si klub kemi bërë gjithçka që Mbappé të jetë me ne, kemi një projekt me të në qendër. Për një javë nuk do ta ndryshojmë planin. Por, nëse qëndron ose largohet, kjo do të ndodhë gjithmonë me kushtet tona. Nëse ai dëshiron të largohet, le të largohet, por me kushtet tona, si çdo lojtar tjetër. Ne nuk mund ta ndryshojmë planin një javë pasi merkatoja të mbyllet. Nëse një lojtar dëshiron të largohet, të pranojë kushtet tona.

Cila ishte përgjigjja juaj ndaj ofertës së Realit?

Me fjalë ne i kemi thënë ‘jo’ Real Madridit. Nuk kemi marrë ndonjë ofertë tjetër që ta ndryshojmë pozicionin tonë. Ne kurrë nuk kemi dashur që Kylian të largohet, as nuk e kemi imagjinuar këtë. I kemi bërë një ofertë shumë të rëndësishme para dy muajsh, një tjetër të dytë edhe më të mirë që të rinovojë. Lojtarit iu bë e qartë se nuk nuk do ta linte PSG falas, por strategjia duket se ishte ajo, që të largohet si transferim i lirë. Ne kemi parë shumë informacione që ata nuk kishin para, se Real Madridi kishte borxhe. Nuk mund ta konfirmoj, por është ajo që di.

Cili është mesazhi juaj me këtë rast?

Për të gjithë: nëse dikush dëshiron të largohet, askush nuk do të na shkatërrojë ëndrrën. Klubi do të mbrojë veten, kjo është ajo që unë bëj. Ne nuk negociojmë përmes shtypit. Nëse Real Madridi përdor shtypin për negociata, ky nuk është rasti ynë. Unë nuk e di se çfarë mendon Real Madridi, por ata e dinë që ne duhet të paguajmë Monakon (flitet për 35 milionë euro). Ka një strategji totale prej dy vitesh për të arritur në këtë moment; për të bërë një ofertë në javën e fundit të merkatos. Ata e dinë që nuk do ta pranojmë dhe thonë: mirë, ne jemi përpjekur, parizienët nuk duan, do të kemi të drejtë të nënshkruajmë me të falas. Kylian gjithmonë e ka bërë të qartë se nuk do të largohet si transferim i lirë.

Messi: PSG president says world will be 'shocked' by revenues

Çfarë negocimi keni bërë me Mbabe?

Unë ia kam thënë gjithmonë se nuk do të dalë lojtar i lirë. Me Mbapé kemi folur shumë, me të, me prindërit e tij, me përfaqësuesit e tij. Kemi bërë një rrugë shumë të gjatë me të. Kurrë nuk ia kemi hapur derën e largimit atij. Nëse dikush dëshiron të largohet, ne nuk do t’i themi jo, por ta bëjë këtë me kushtet tona. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.

A ka kërkuar Mbappé të largohet?

A nuk ju duket kështu? Pse Real Madridi po bën ofertë, atëherë? Nëse ai na ka thënë se dëshiron të largohet? Ju më njihni mirë, gjërat e brendshme janë të brendshme. Unë nuk e di, nuk është e rëndësishme, ne nuk duam që të largohet. Ka shumë gjëra që duhet të qëndrojnë brenda klubit.

Por, ekziston mundësia për t’u larguar falas…

Qëllimi ynë është të rinovojmë me të. Dhe ta mbajmë me kushtet tona. Kjo nuk është vetëm për Kylian, por për të gjithë lojtarët. Mendoj se pozicioni ynë është shumë i qartë.

A ka pas Mbappe ndonjë premtim për ta shitur?

Si mund ta bëjmë këtë? Një premtim i tillë, çfarë do të thotë? Shtypi spanjoll di më shumë se të gjithë të tjerët, ata kanë folur për Kylian pa turpësisht. Është shumë mosrespektuese dhe ilegale.

A do të ishte një tradhti që ai të dilte lojtar i lirë?

Qëllimi ynë është që ai të qëndrojë dhe të rinovojë. Real Madridi ka bërë një ofertë. Dhe Mbappé gjithmonë ka premtuar se kurrë nuk do ta lërë klubin falas. Do ta shohim brenda një viti.

Real Madrid learn Kylian Mbappe price as initial £137m bid rejected by PSG

A ju ka zhgënjyer qëndrimi i Mbapé?

Sinqerisht, ne nuk jemi të lumtur. Por asgjë dhe askush nuk do të na e prishë ëndrrën që duam të përmbushim. Ka ende një vit kontratë dhe një ofertë që nuk është e mjaftueshme. Të gjithë e dinë këtë.

Nëse një ofertë vjen më 29 gusht?

Deri në datën 29 kanë mbetur edhe katër ditë, nuk është një përjetësi. Por kjo nuk është e rëndësishme.

A keni plan B pa Mbappé?

Jo, nuk ka plan B. Atmosfera që kemi është shumë pozitive, eksitim në të gjithë botën. Ne kurrë nuk kemi menduar për një plan pa Mbapé.

A do të flasë vetë Mbappé?

Nuk e di, nuk është problem. Nuk mund të hyj në këtë.

Dukeni të lodhur me këtë histori…

Unë mendoj se kemi folur shumë dhe ju e dini pozicionin e PSG, ashtu si opinionin tonë në lidhje me qëndrimin e Real Madridit. Mosrespektuese, të pasaktë, ilegale dhe të papranueshme e quaj ofertën e tyre, që ata e dinë se nuk është e mjaftueshme.