Kryeministri Edi Rama është takuar në New York me George Soros. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”, shkruan Rama.