“Të gjitha të dhënat që kemi mbledhur deri më tani, na çojnë në përfundimin se origjina e koronavirusit është shtazore”.

Shefi i misionit të OBSH-së në Wuhan, Peter Ben Embarek, e bëri këtë deklaratë në një konferencë shtypi në qytetin kinez, vatra e parë e shpërthimit të koronavirusit.

“Puna në terren për atë që ndodhi në fillim të pandemisë së koronavirusit, nuk i prishi pritshmëritë që kishim para se të fillonim”, tha studiuesi.

“Të dhënat tregojnë për lakuriqët e natës, por nuk ka gjasa që këto kafshë të kenë qenë në Wuhan”, tha shefi i misionit të OBSH-së.

“Nuk është ende e mundur të identifikohet ndërmjetësi i kafshëve për përhapjen e Covid 19”, – vijoi studiuesi gjatë konferencës për shtyp.