Kohët e fundit janë shtuar edhe më shumë sulmet në WhatsApp, pre e të cilave kanë rënë shumë persona si të thjeshtë ashtu edhe të njohur.

Për këtë është diskutuar ditën e sotme në emisionin ABC e Mëngjesit, ku eksperti i telekomunikacionit, Besmir Semanaj ka deklaruar se Rritja e shumtë e vjedhjeve lidhet edhe me zgjedhjet.

“Nuk po flasim për ‘hackering’, është një metod që mund ta bëjë çdo person. Rritja e shumtë e  vjedhjeve kohëve të fundit lidhet edhe me zgjedhjet. Pasi shumica e rasteve që kanë rënë pre kanë qenë gazetërë dhe politikanë. Pavarësisht këta të fundit nuk i bëjnë publike.

Çdo person ka komunike private. Ajo që më frikëson mua është se çdo person rrezikohet. Gjëja e mirë është se Policia e Shtetit reagoi”, tha Semanaj.

Ndërsa gazetarja e ABC, Xhensila Kodra ka ndarë eksperiencën e saj, duke theksuar se pasi ia morën ËhatsApp duke i shkaktuar probleme.

“Edhe nuk më beson njëri. Ditën e dielë që më morën Whatsapp, fati i mirë që kam dy numr, fillimisht i shkruajta titrave të ABC i thash që mos pranoni asnjë mesazh nga numri. Pastaj i shkruajta vëllait dhe ai nuk ma kthen. Më thotë më dërgo foto që je ti”, tha Kodra.