Vijon të mbetet mister origjina e koronavirusit, edhe pse ka kaluar më shumë se 1 vit që bota është e mbërthyer nga ky infeksion.

Dyshimet më të forta janë se ky virus u përhap nga një laborator në Wuhan të Kinës.

Dhe këto dyshime janë përforcuar akoma më shumë nga një studim i fundit, i Universitetit të Hamburgut, në Gjermani.

Sipas kreut të hulumtimit Roland Wiesentanger, ky përfundim mbështetet nga numri dhe cilësia e provave në dispozicion.

Ëiesentanger përdori për hulumtimin e tij literaturë shkencore, artikuj në media të shkruara dhe elektronike, si dhe komunikim personal me kolegët e tij ndërkombëtarë. Ai e pranon, megjithatë, se kjo nuk është provë shkencore, por thjeshtë një provë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit, pas katër javësh hulumtimi, tha se ishte ende e paqartë nga vinte virusi dhe se duheshin të dhëna të mëtejshme nga Kina.