Për herë të parë një shqiptar pritet që të shkojë në planetin Mars, në rast se ky planet do të bëhet i banueshëm një ditë.

Ai është Benet Nura, 17 vjeç, i cili fitoi një konkurs në vitin 2020.

Kështu, shqiptari është përzgjedhur që të jetë personi që do të udhëtojë drejt planetit.

Ai ka thënë pse RTK se tashmë ka 2 pasaporta, një të NASA-s dhe një që mban shtetësi holandeze, pasi ai jeton në Holandë.

“Ideja e këtij konkursi ishte që të zgjidhen 100.000 banorë virtualë të Marsit, nga 7.8 miliardë banorë sa ka bota. Këta të përzgjedhur, tashmë janë edhe banorë zyrtarë të këtij planeti, ku në mesin e tyre jam edhe unë.

Pra nëse planeti Mars bëhet i banueshëm, ne si të përzgjedhur jemi të parët që kemi të drejtë jete atje”, ka thënë Nura.