Një aksident tragjik ka ndodhur pak para mesnatës duke hyrë e premtja me pasojë ikjen nga kjo jetë të tre personave.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kodër-Kashar, rreth orës 23:30, raporton noa.al.

Policia tha se shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga siç shihni foto në galeri.

Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D.

Ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.