Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetën nga asfiksia 67 vjeçari.

Një qytetar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të enjteje pas rënies së zjarrit në banesën ku ai strehohej, njofton policia me një informacion paraprak për ngjarjen tragjike.

‘Më datë 27.01.2022, rreth orës 20:45, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen’ njoftoi policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.