Një ditë pasi mori aprovimin nga shefja e Infektivit, Najada Çomo, për të kandiduar si deputete në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Rama duke se ka bërë lëvizjen e radhës.

Sipas burimeve mediatike, shefi i qeverisë, duket se i bërë një ftesë edhe inxhinieres Luljeta Bozo për të kandiduar si deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen pas më shumë se një muaji.

Ashtu si Najada Çomo dje, mësohet se Bozo do të jetë sot në krah të Ramës në prezantimin e arritjeve dhe sfidave për rindërtimin, bashkë ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Nuk dihet nëse Bozo do ta pranojë ftesën, pasi nuk ka ende nuk reagim zyrtar në lidhje me qëndrimin e saj.

Ditën e djeshme, skuadrës rozë iu bashkua shefja e Infektivit Najada Çomo. Ndërsa dy ditë më parë Rama njoftoi largimin e Vasilika Hysit pas 12 vitesh nga grupi parlamentar socialist, me justifikimin për t’i hapur rrugën të rinjve.

Por në të dyja rastet, si Çomo, ashtu edhe Bozo (edhe pse nuk dihet nëse do të pranojë), mosha e tyre nuk justifikon qëllimin dhe të ardhmen e të rinjve në Partinë Socialiste.