Fëmija tjetër i dukëve të Sussex-it, Meghan dhe Harry do të jetë një vajzë, tashmë jo më anëtarë aktivë të familjes mbretërore pas marrëveshjes me Mbretëreshën Elizabeth.

Kjo u zbulua nga vetë princi në intervistën me Oprah Winfrey, transmetuar në rrjetin televiziv amerikan,  CBS.

Një lajm i mirë që bën kontrast me zbulimet tronditëse. Markle pretendon se ajo kishte menduar vetëvrasjen kur hyri në “Buckingham Palace” dhe u lut për ndihmë nga familja mbretërore, por më kot.

“Pothuajse dy miliardë njerëz panë dasmën e tyre në TV, nga jashtë dukej si një përrallë, pastaj ata tronditën botën, duke hequr dorë nga pozicionet e tyre mbretërore”.

Kështu, zëri i Oprah Winfrey hap intervistën shumë të pritur dhe të frikësuar me Dukët e Sussex-it, e cila zgjati dy orë.

Në mikrofonat e CBS, çifti, i cili u zhvendos në Los Anxhelos një vit më parë, foli pa doreza kundër familjes mbretërore.

Në veçanti, Dukesha argumenton se jo vetëm që nuk u mbrojt nga familja mbretërore britanike, por që njerëzit që punonin atje, genjenin për të mbrojtur të tjerët.

Ngjyra e lëkurës së Archie – Një nga deklaratat më të forta, ka të bëjë gjithashtu me akuzat për racizëm të bëra nga gruaja e djalit të vogël, të Charles dhe Diana.

“Në muajt që isha shtatzënë me Archie, – tregon Meghan, – na u tha që ai nuk do të kishte të drejtë për asnjë titull ose siguri të garantuar. Ata u ankuan te Harry: ‘Ne nuk e dimë sa e errët do të jetë lëkura e tij’. Familja mbretërore nuk donte që djali im të ishte princ ose të merrte mbrojtje. A e mbylla vetë gojën apo më bënë të hesht? E dyta”, përgjigjet Meghan në një pyetje nga Oprah Winfrey në lidhje me përvojën e saj në shtëpinë mbretërore. Edhe pse në fillim Mbretëresha Elizabeth, “e bëri atë të ndihet e mirëpritur”.

Në fillim të intervistës, Meghan dëshiron të theksojë menjëherë se ata nuk janë paguar për bisedën me prezantuesen e famshme amerikane. Ekskluziviteti u shit në 68 vende dhe CBS pagoi të paktën gjashtë milionë euro për të drejtat.

Martesa – Dukesha e Sussex-it, më pas zbulon se ajo dhe Harry ishin martuar tre ditë para ceremonisë zyrtare. “Ne u martuam tre ditë para dasmës sonë. Askush nuk e di, por ne e thirrëm Kryepeshkopin e Canterbury-t dhe ne thamë vetëm se kjo gjë, kjo shfaqje është për botën, por ne donim të festonim bashkimin midis nesh”.

Zhgënjimi i Harry-t – Pastaj vjen rradha e Harry Mountbatten-Windsor, i gjashti në vazhdën e fronit të Anglisë. Fjalët më të forta janë ndoshta për babanë e tij, princin Charles: “Unë jam i zhgënjyer nga ai, sepse pas vendimit tim për të lënë shtëpinë mbretërore, ai nuk iu përgjigj më telefonatave të mia. Unë jam i zhgënjyer, sepse ai ka kaluar diçka të ngjashme, ai e di se çfarë dhimbje ndien. Unë gjithmonë do ta dua atë, por shumë gjëra kanë ndodhur që të lëndojnë. Unë isha i bllokuar, por nuk e dija. Isha i bllokuar në sistem, si pjesa tjetër e familjes time, sikundër janë tani babai dhe vëllai im. Ne u larguam për mungesë mbështetjeje dhe mirëkuptimi”.

Kështu princi përmbledh arsyet që e çuan atë të largohej nga shtëpia mbretërore së bashku me gruan e tij Meghan, duke përmendur gjithashtu ‘zjarrin’ e vazhdueshëm në një rresht të medias britanike.

Bllokimi i financave – “Familja ime më bllokoi financiarisht”, denoncon më pas princi i Sussex, duke shpjeguar se kontratat milionere me Netflix dhe Spotify, nuk ishin pjesë e planit, kur ata u larguan nga shtëpia mbretërore.

Sidoqoftë, familja i preu çdo të ardhur financiare në gjysmën e parë të vitit 2020, duke e detyruar atë të gjente me Meghan një mënyrë për të paguar për masat e sigurisë, të revokuara nga “Buckingham Palace”.

“Unë jam i trishtuar nga ajo që ajo që ka ndodhur, por unë e di që kemi bërë gjithçka të mundur për të qëndruar në shtëpinë mbretërore”, – thotë princi Harry në përfundim të intervistës .

“O Zot, ne bëmë gjithçka që mundëm për t’i mbrojtur ata”, shton Meghan.