Administronin dhe drejtonin dy shtëpi takimesh, në Kremona dhe në Krema, Itali, ku kishin organizuar edhe një mbulim shëndetësor anti-Covid në hyrje.

Sipas raporteve të “Cremonaoggi”, një 73-vjeçar me origjinë nga Mede (Pavia), por me banim prej vitesh në Fiorenzuola d’Arda (Piacenza) dhe partnerja e saj, një 52-vjeçare me kombësi kineze, janë arrestuar.

Mësohet se ata janë denoncuar nga fqinjët në polici, të cilët u ankuan për një prani të shtuar të burrave pranë rezidencës së tyre edhe në kohë pandemie dhe orë policore

Hetimet e karabinierëve filluan në janar, me denoncimin e disa fqinjëve, të cilët ishin dyshues për lëvizjet e shumta dhe të vazhdueshme të njerëzve edhe gjatë izolimit dhe pushimeve të Krishtlindjeve.

Çifti i kishte shndërruar dy apartamentet në pronësi, me sa duket në qendra masazhi, me një mbulim të rreptë shëndetësor si për një spital.

Procedura e hyrjes, në fakt, ishte e njëjta që përdoret në një institucion shëndetësor: gruaja vlerësonte gjendjen shëndetësore të klientit dhe merrte paratë, pastaj e lejonte atë të futej në korridor për matjen e temperaturës dhe higjienizimin e këpucëve.

Më pas, klientit i jepej një maskë anti-Covid njëpërdorimshe. Ai hynte pastaj në zonën ku bëhej masazhi për të marrë shërbimin e kërkuar seksual.