Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë 12 shtetas, janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu në pranga ka rënë shtetasi N. N., 66 vjeç, pasi  Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

  • O. P., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
  • M. H., pasi më datë 03.03.2021, 04.03.2021 dhe 07.03.2021, ka vjedhur 4 biçikleta;

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. J., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • A. M.(L.), 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. D.
  • K. K., 19 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Kuka”, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë të forcës së posaçme “Shqiponjat”, në mjetin me të cilin qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues boksi).

Ndërkohë uniformat blu njoftuan për arrestimin e 27 vjeçarit I. K., në Unazë të Re, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus”, ka kundërshtuar, duke e goditur në këmbë me mjet, punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. J., 27 vjeç, J. J., 24 vjeç, dhe K. Ll., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim A. J., 29 vjeç, pasi në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, fillimisht me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri, janë  dëmtuar me armë zjarri shtetasi  K. Ll. dhe E. J., si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi J. J., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ende po punohet për  kapjen e shtetasit A. J.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Xh. V., 29 vjeç dhe L. H., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.