Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë sot se në listat e kandidatëve për deputetë tre emra janë shpallur non grata nga SHBA.

Në dalje për mediat, zonja Kim refuzoi t’i bëjë publikë emrat, duke thënë se ata janë në listën e zezë të SHBA-së.

Një apel pati edhe për votuesit.

“Kjo është një javë e rëndësishme sikurse e dini sepse të hënën partitë kanë dorëzuar listën me kandidatë. Në të shkuarën mendoj se gara në Elbasan ka qenë e rëndësishme.

Prandaj mendoja se ishte koha të vija vetë këtu për t’u takuar me drejtuesit dhe të flisja vetë me njerëzit.

Amerika ka qenë  e qartë me pritshmëritë tona për kandidatët e pastër. Është thelbësore që drejtuesit politikë, të marrin përgjegjësi që të sigurojnë të gjitha përcaktimet  e bëra nga SHBA që kur merren si vendime nuk merren lehtësisht.

E di se disa persona mund të thonë po, por ai s’është i dënuar. Në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin që ky është një fakt që tregon jo se mungojnë.

Kjo ka të bëjë lidhur me faktin se nëse Sekretari i Shtetit ka bërë humlutmime se ky person përbën kërcënin për SHBA dhe ka ardhur koha që edhe shqiptarët ta mendojnë se kjo mund të bëjë problem dhe për Shqipërinë.

Për 3 persona, ka folur Sekretari i Shtetit, ata janë përcaktuar nga ai si persona të rrezikshëm”, theksoi ambasadorja Kim”.