Një grup studentësh mblodhën 27 mijë dollarë për ish-mësuesin e tyre të moshuar pasi zbuluan se jetonte në makinën e tij. 77-vjeçari Jose Villaruel ka jetuar në Los Anxhelos për shtatë vitet e fundit për të siguruar të ardhura për familjen e tij në Meksikë.

Por kriza e pandemisë e la atë mes varfërisë dhe për pasojë u detyrua të qëndronte në makinë. Jose thotë se përdor elektronikën e Ford-it për të karikuar laptopin e tij. Kur ish studenti Steve Neva pa se mësuesi i tij i dashur po kalonte një kohë të vështirë u zotua ta ndihmonte.

Ai nisi të mblidhte fonde, por kërkesa për bamirësi tërhoqi vëmendjen e ish studentëve të Jose-s, të cilët grumbulluan gjithsej 27.000 dollarë. Steven i paraqiti një çek për shumën Jose më parë këtë javë, në ditëlindjen e tij të 77-të. Steven tha se shpreson që përvoja e tij t’i inkurajojë të tjerët për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

“Si çdo ditë kur dola për në punë rreth orës 5 të mëngjesit, e pashë kur kalova pranë bagazhit të tij, dhe thjesht ndjeva nevojën për të bërë diçka për të.”, tha Steven. “Ne nuk i vlerësojmë mjaftueshëm këta mësues. Dhe kjo është diçka që duhet të bëjmë.”, shtoi ai.