Covid-19 i ka marrë jetën komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Lajmi është bërë me dije ngas miqtë e gjeneralit si dhe ish-ministri i Mbrojtjes Niko Pelshi.

Gjenerali nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.

“Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku”.

“Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për kominitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri”.

“Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19”.

Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!”, shkruan Peleshi.

Mikë u tij Dilaver Hoxha shkroi pas lajmit të trishtë:

“NJË YLL  MË SHUMË NË QIELL”

POR ZEMRAT TONA MBETEN TЁ LENDUARA

Lajmi për vdekjen e Gjeneral Ndriçim Sallaku, është një goditje e tmerrshme!

Dhemb aq fort, kur mendon se nuk do ta shohim më.

Ai do te mbetet në memorien time si një simbol i njeriut me vlera shumë dimensionale:

Një ndër njerëzit me të jashtëzakonshëm në pikëpamje të humanizmit dhe të drejtësisë.

Një ushtarak me aftësi të shkëlqyera profesionale dhe mjaft operativ në vendimmarrje.

Një familjar i denjë, mjaft aktiv dhe i kudo-gjendur.

Një shok dhe mik që të lumturon kur e ke dhe të hidhëron me mungesën e tij.

Jam i sigurte se shumë veta po vajtojnë për largimin tij të parakohshëm, pasi është një goditje e rëndë  dhe një lëndim si për familjen ashtu edhe për të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij.

Unë e kuptoj sa e vështirë është për familjen tani, por i lutem bashkëshortes dhe fëmijëve të Çimit tonë të dashur të qëndrojnë të fortë për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

Mirësia e ENGJËLLIT -Ndriçim Sallaku,  kurrë nuk do ta harrohet nga miqtë dhe shokët e shumtë, të cilët duhet të jenë mbështetje për familjen e tij të mrekullueshme në çdo mënyrë të mundshme.

Zoti deshi të ta marrë afër, në parajsën e tij për të pushuar i qetë – Zoti e shpërbleftë shokun dhe kolegun tonë për të gjitha të mirat që bëri – Kujtimi Çimit do të jetë përjetësisht  në zemrat tona”.