Kina ka shënuar një të infektuar me Covid-19, që prej muajit shkurt.

Burri i identifikuar me mbiemrin Liu, kishte marrë dy dozat e vaksinave midis muajit janar dhe shkurt.

Ai kishte punuar në zonën e karantinës së një spitali në qytetin Xian që prej 4 marsit dhe ishte kryesisht përgjegjëse për mbledhjen e mostrave për testim ndaj Covid-19, nga njerëzit në karantinë

Mësohet se një grup ekspertësh të provincës Shaanxi ku ndodhet qyteti Xian, kanë thënë se Liu u infektua pasi u ekspozua aksidentalisht ndërsa ishte në zonën e karantinës së spitalit.

Kina ka zhvilluar vaksinat e saj, por ende nuk është identifikuar lloji i vaksinës që ka marrë personi në fjalë. Që prej fillimit të pandemisë në Kinë janë shënuar 90,087 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 4,636 pacientë.