Koronavirusi i ka marrë jetën një 21-vjeçari nga fshati Polis i Librazhdit, student i mjekësisë. Viktima është Emiljano Tola.

Me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, astmatik, Tola pasi ishte infektuar u shtrua në spital ku qëndroi për 10 ditë por nuk mundi që të mposhte sëmundjen duke ndërruar jetë. Mesazhet prekëse kanë qenë të shumta, ndërsa Fakulteti i Mjekësisë shkruan se ishte student i shkëlqyer.

“Nje rrugetim i nderprere ne gjysme! Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme.

Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe. U prehsh ne paqe!” shkruan Fakulteti i Mjekësisë.