Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim vazhdon me thirrjet e saj drejtuar shqiptarëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Ambasadorja Kim  ju bën apel qytetarëve të mos e shesin votën por të zgjedhin me përgjegjësi të ardhmen e tyre.

Duke iu sjellë në vëmendje portalin e ngritur nga KQZ për të denoncuar rastet korruptive të shitblerjes së votës, ambasadorja e SHBA, iu bën thirrje qytetarëve të mos ia dorëzojnë fuqinë e tyre kriminelëve.

“Mos e shit të drejtën tënde. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm ju duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”, shkruan Ambasadorja Amerikne Yuri Kim.