Nëse historia e kreativitetit na ka mësuar një gjë, është se idetë më të mira vijnë kur më pak i presim. Merrni parasysh Wolfgang Amadeus Mozart, i cili ka thënë se meloditë më të bukura i mbërrinin në mendje kur ishte duke ngrënë në restorant, duke shëtitur në park ose sapo të ishte shtrirë.

Jo vetëm Mozart ishte ai që e përjetoi këtë fenomen, por edhe matematikania franceze Pioncare sesi ide më të mirë i vinin gjatë udhëtimeve me autobus ose ecjeve buzë detit. Ndërsa Agatha Christine tha se idetë për historitë e saj të krimit shpesh i vinin ndërsa bënte dush, informon abcnews.al.

Psikologët bien dakord se kreativiteti ka shumë të ngjarë të ndodhë në një periudhë “inkubacioni”, në të cilën përqendroheni në diçka komplet e ndryshme nga puna. Kjo mund të përfshijë shëtitjen, punët e shtëpisë ose dushin. Edhe zvarritja jonë në punë, siç është shikimi i memeve, mund të jetë i dobishëm për zgjidhjen e problemeve tona, me kusht që të bëhet me moderim.

Të menduarit lirshëm

Ka shumë arsye pse në një periudhë inkubacioni na çon në ide të reja dhe kreative. Sipas një prej teorive më kryesore, kjo varet nga fuqia e mendjes së pavetëdijshme; kur lëmë punën tonë, truri vazhdon të kërkojë zgjidhje nën vetëdijen, derisa të dalë një zgjidhje.

Po aq e rëndësishme, një periudhë inkubacioni na lejon të fitojmë një farë distance psikologjike nga puna jonë. Kur kaloni një kohë të gjatë duke u përqendruar në një problem, mund të fiksoheni në disa zgjidhje të dukshme. Një periudhë inkubacioni ju ndihmon të zgjeroni fokusin tuaj mendor në mënyrë që të krijoni lidhje dhe t’i ktheheni problemit me një këndvështrim të ri. Në mënyrë intriguese, inkubacioni mund të funksionojë më mirë kur mendja juaj shpërqendrohet në diçka interesante, por relativisht e lehtë, në mënyrë që mendimit t’i jepet hapësirë e lirë, informon abcnews.al.

Zvarritje produktive

Ky është një lajm i mirë për zvarritësit, pasi shumë prej aktiviteteve tona ‘duke humbur kohë’ mund të ofrojnë nivelin optimal të shpërqendrimit për një krijimtari më të madhe. Çelësi është që të përdoret shpërqendrimi në moderim, siç dëshmohet nga një studim i ri nga profesorët amerikanë Jihae Shin dhe Adam Grant.

Në vendin e punës gjithnjë e më konkurrues, kemi nevojë për mendim inovativ më shumë se kurrë më parë. Por kjo do të jetë e mundur vetëm nëse lejojmë që mendja e ndërgjegjshme të gjejë devijim dhe të bredhë herë pas here lirisht.