Pandemia e koronavirusit ka prekur thuajse të gjithë botën, në një masë më të madhe ose më të vogël. Shumë njerëz kanë humbur një të dashur, kanë mbetur pa punë ose kanë vuajtur pasoja psikologjike si rezultat i situatave që rrjedhin nga pandemia.

Kjo pjesë e fundit prek veçanërisht punonjësit e shëndetësisë. Një infermier i terapisë intensive nga spitali Gregorio Marañón në Spanjë, Víctor Aparicio ka dashur të raportojë këtë situatë.

Infermieri ka publikuar dy foto në rrjetet sociale duke treguar transformimin e madh fizik që ai ka pësuar gjatë vitit të fundit

Në imazhin në të majtë ai shihet me flokët e errët, ndërsa në foton e djathtë infermieri shfaqet me flokë thuajse plotësisht të thinjur. Në pamje të parë duket sikur fotot janë bërë në një diferencë të madhe kokore, por kanë kaluar vetëm disa muaj.

“Duket sikur kanë kaluar dekada,” shkruan ai. “Mendoj që ndryshimi i jashtëm është i dukshëm, nuk mund të imagjinohet ndryshimi i brendshëm”, shton ai më tej.