Gazetari grek, George Karaivaz është ekzekutuar me 6 plumba, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 17 gëzhoja.

Vrasja ka ndodhur në rrugën “Aninou në Alimos”, pranë banesës së tij.

Mediat greke shkruajnë se Karaivaz kishte përfunduar punën dhe po kthehej në shtëpi. Ndërkohë dyshohet se autorët që ishin në motor i kishin bërë pritë.

Sipas informacioneve ai është gjetur jashtë makinës së tij, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë me silenciator.

George Karaivaz ishte një nga gazetarët më të vjetër që mbulonte policinë.

Ai kishte punuar për Apogevmatini, Eleftheros Typos, Antenas dhe Star, ndërsa ishte pronar-administrator i faqes në internet bloko.gr.