Ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar deklaratën e Kim pas vizitës, ku tha se tashmë drejtuesit e shoqërisë civile kanë kapërcyer sfidat e COVID-19 dhe kamë vijuar me punën e tyre.

 Kim në deklaratën e saj ka theksuar se i kanë bërë shumë përshtypje të rinjtë të cilët diskutojnë se si planifikojnë të ushtrojnë të drejtën për të votuar për herë të parë, cilat janë shqetësimet e tyre dhe çfarë shpresojnë për të ardhmen e vendit të tyre

Ajo shtoi se sa më shumë vende viziton dhe sa më shumë njerëz që takon aq më shumë e do Shqipërinë.

“Sa më shumë vende të vizitoj, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e dua Shqipërinë”, tha ambasadorja.