Drejtuesi politik i qarkut Korçë për Partinë Demokratike, Edmond Spaho ka bërë të ditur se mbrëmë rreth mesnatës janë ndaluar tre automjete në të cilat ndodheshin 7 punonjës të Njësisë Administrative Vreshtas.

Sipas Spahos, automjetet u ndaluan nga struktura e PD për mbrojtjen e votës dhe se në to u gjet lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie, lista e patronazhistëve dhe një listë e shkruar me dorë me emra banorësh të këtij fshati.

Automjetet, sipas PD Korçë, u ndaluan në Podgorie, dy prej tyre një tip “Benz” dhe një “Volksëagen” drejtoheshin nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari të cilët, siç deklaron Spaho, u larguan me forcë. Kurse, makina e trete e drejtuar nga administratori i Njesisë Administrative Vreshtas, Cezar Bezati dhe  shoqërues Grerti Tabaku është bllokuar.

“Në terren së bashku me ta ishte dhe kryetari i PS-së në Podgorie dhe njëkohësisht  zyrtar i tatimeve Korcë, Izmi Çoçka,” shprehet Spaho.

Më tej thuhet se u njoftua policia që sipas PD ushtruan presion për lirimin e rrugës dhe makinës së bllokuar.

Më tej thuhet se u njoftua policia që sipas PD ushtruan presion për lirimin e rrugës dhe makinës së bllokuar.