Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 10:00 në Shqipëri kanë votuar 16.49% të qytetarëve në rang vendi. Shqipëria sot po voton për të zgjedhur Kuvendin dhe qeverinë e re. Procesi në përgjithësi ka qenë i qetë me disa incidente sporadike.