Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me Exit Poll që po zhvillohen në vend nga disa media. Sipas Ramës ato janë thjeshtë disa parashikime dhe jo rezultati përfundimtar.

“Është një dalje jashtë programit se për herë të parë në Shqipëri zhvillohen exit poll. Dhe dua ti falënderoj përzemërsisht ata që janë angazhuar për të futur këtë eksperiencë tëre në vendin tonë. Por dua që tu them të gjithëve dhe socialistëve në radhë të parë. Se votat janë në kuti të gjitha. Populli ka folur dhe detyra jonë, e cdo numëruesi dhe qendër numërimi e cdo vëzhguesi. Me përgjegjësin me te lartë të kontribuojë për të numëruar votat në kuti dhe hamendjet dhe sondazhet pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse i përkasin thjeshtë parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit që është rezultati i ndeshjes. Përqendrohuni në detyrën tuaj. Dua të përsëris atë që tha, në emrin tim një falënderim nga zemra për të gjithë patronazhistët dhe ata janë ata dhe ato që e dinë më mirë se të gjithë se kush ka votuar dhe kush jo. Dhe duke qenë se në zonat e tyre janë për rezultatin e punës, të bindur janë të gjithë është momenti për të gjithë rrjetin e patronazhistëve të pushojnë dhe të ndjekin nga shpia procesin dhe nesër dielli lind sërish. Shqipëria do të buzëqesh.” tha Rama.”