Portugalia dhe Holanda janë vendet e fundit europiane që kanë lehtësuar kufizimet e udhëtimit ndërsa numri i rasteve ka shënuar rënie dhe sezoni i verës po afrohet. Qytetarët Holandezë, duke filluar nga e shtuna, mund të vizitojnë Portugalinë, Maltën, Irlandën, Tajlandën, Ruandën, ish-kolonitë Holandeze të Arubës, Curacao dhe Sint Maarten dhe një grup të madh të ishujve grekë.

Holanda operon me një skemë të koduar me ngjyra dhe këto destinacione tani janë të  verdha. Udhëtarët  nuk do të duhet të duhet të izolohen. Greqia kontinentale dhe ishulli i Kretës, megjithatë, mbeten ende portokalli, që do të thotë personat atje mund të udhëtojnë vetëm për arsye të nevojshme.

Ministria e Jashtme theksoi se udhëtarët Holandezë do të duhet të respektojnë masat lokale të  COVID-19, duke përfshirë një test negativ dhe vet-izolimin pas mbërritjes. Ndërkohë, autoritetet portugeze njoftuan të shtunën se udhëtarët nga shumica e vendeve europiane do të jenë në gjendje të vizitojnë vendin duke filluar nga e hëna.

Qytetarët nga vendet e Bashkimit Europian me një përqindje të incidencës prej “më pak se 500 raste për 100,000 banorë” do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Portugali, përfshirë udhëtimet jo-thelbësore, sipas deklaratës së qeverisë.

Portugalia ka nivelin më të ulët të incidencës 14-ditore në BE / EEA me 49.5 raste për 100,000 banorë, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Çdo udhëtar mbi moshën 2 vjeç duhet të paraqesë një test negativ PCR më të vjetër se 72 orë. Kufizimet e udhëtimit mbeten në fuqi për tetë vende, përfshirë pesë shtete anëtare të BE-së. Këto janë: Qipro, Kroacia, Lituania, Holanda dhe Suedia, si dhe Afrika e Jugut, Brazili dhe India.

Udhëtarët nga këto vende duhet të kenë një arsye thelbësore për të vizituar vendin dhe do t’i nënshtrohen një karantine 14-ditore. Qindra turistë britanikë, tregu më i madh turistik, pritet të mbërrijë në Portugali javën e ardhshme, kryesisht në rajonin jugor të Algarve.

Më 29 maj, mijëra turistë pritet të ndjekin finalen e Ligës së Kampionëve midis Manchester City dhe Chelsea. Greqia gjithashtu ka nisur sezonin e saj turistik me vizitorë nga BE si dhe Britania, SHBA., Serbia dhe Izraeli të cilat nuk do të kenë nevojë të karantinohen nëse ata janë vaksinuar plotësisht ose kanë test negativ për  COVID-19.