Hapja e bareve dhe restoranteve është pritur si festë në Poloni. Me mijëra të rinj u dyndën në bare, pasi qëndronin 6 muaj të mbyllur.

Të gjitha restorantet dhe baret tani mund të ofrojë shërbime për ambientet e jashtme dhe rihapja e brendshme pritet, me kapacitet të kufizuar, më 28 maj. Nga tetori, ata mund të ofronin vetëm shërbime të marrjes me vete.

Përveç kësaj, që nga sot, polakëve nuk u kërkohet të mbajnë maska ​​jashtë, mirëpo duhet të respektojnë distancimin shoqëror.

“Ne ishim të mbyllur për kaq shumë kohë, mbi 200 ditë dhe ishte shumë stresuese dhe rraskapitëse për arsye të ndryshme. Nuk e dinim nëse mund të mbijetonim,” tha Zuza Mokalo, 34-vjeçare , bashkëpronare e një bari në Varshavë.

Rastet e reja në Poloni ranë ndjeshëm në prill dhe qeveria filloi lehtësimin e kufizimeve këtë muaj.