Pesë adoleshentë, katër grekë dhe një shqiptar janë arrestuar nga policia në Athinë, pasi dy ditë më parë goditën duke dhunuar një të moshuar dhe më pas i morën telefonin.

Të rinjtë ishin duke festuar në Atikë në lagje natën në mes të rrugës me muzikë të lartë.

I moshuari zbriti nga shtëpia dhe u kërkoi që të ulnin muzikën dhe të largoheshin duke u kujtuar masat kufizuese kundër COVID-19, por adoleshentët jo vetëm që nuk e dëgjuan, por e ndoqën me vrap duke e goditur me thikë dhe më pas i morën celularin.

Dy ditë pas ngjarjes, adoleshentët janë identifikuar.