Basha është shprehur se demokratët i pret një sfidë e madhe para, por sipas tij nuk duhet harruar ajo që është ndërtuar deri më tani. Ai ka theksuar po ashtu se nuk duhet të harrohet mbështetja e marrë në të gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e 25 prillit.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, është mbajtur menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ku edhe u miratua që në datën 13 qershor të mbahen zgjedhjet për kryetarin e kësaj partie. Ndërkohë edhe në Këshillin Kombëtar do të paraqitet kjo kërkesë e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi për të pasur zgjedhje për kryetar, rreth një muaj para afatit zyrtar.

Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe. Por ne kemi me vete mbështetjen e jashtëzakonshme nga demokratët dhe gjithë shqiptarët

Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe çfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët.”