Zyrat e Postës Shqiptare në Babrru janë vjedhur mëngjesin e së mërkurës nga dy persona që ishin maskuar me kapuçët e xhupave. Bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur rreth orës 09:15, ndërsa dy personat e paidentifikuar ende u futën në filialin e postës, vodhën rreth 200.000 lekë  dhe më pas janë larguar me biçikleta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, po krihet zona për të bërë të mundur kapjen e tyre.