Izraeli ka mbledhur kabinetin e sigurisë për të diskutuar në lidhje me hapat e ardhshëm sa i përket përplasjes me palestinezët.

Takimi bëhet në një kohë kur një sërë ndërkombëtarësh kanë bërë thirrje për një armëpushim me Hamas-in, grupi militant palestinez që sundon Rripin e Gazës.

Kabineti është një komitet i ministrave me fuqinë për të marrë vendime në lidhje me veprimet ushtarake. Sipas raportimeve të mediave izraelite, disa anëtarë mund të bëjnë thirrje për t’u dhënë fund në mënyrë të shpejtë tensioneve dhe përplasjeve.

Zyrtarët e mbrojtjes kanë paralajmëruar se dhuna e vazhdueshme mund ta tërheqë Izraelin në një konflikt më të gjerë që mund të shkaktojë akoma më shumë viktima e të rrisë rrezikun e një sulmi tokësor.