Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit PD mbledh sot në selinë e PD Kryesinë e partisë dhe Këshillin Kombëtar.

Në një dalje për mediat anëtari i Kryesisë së PD-së Fatbardh Kadilli, ka thënë edhe një here se Bashaduhet të largohet pasi nuk është më zgjidhja e PD-së por problemi i saj.

“Jam sot për t’i kërkuar edhe një herë dorëheqjen Lulzim Bashës. Nuk është më zgjidhje për PD-në por është problemi i saj. Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese dhe fillon një periudhë shpresë., Jam i vendosur për ta çuar këtë projekt përpara. E kam deklaruar nuk tërhiqem nga asnjë proces demokratik. Inkurajimi demokratëve dhe nevoja për ta ngritur kokën lart në një projekt shpresë më bënë më të fortë të përballem me Lulzim Bashën”, tha ai.

Në këtë mbledhje pritet që të diskutohet lidhur më humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe mënyrën se si do të veprojë Partia Demokratike në vijim.
Pas mbledhjes së kryesisë në orën 19.00 pritet të zhvillohet mbledhja e këshillit kombëtar.