Një këngëtar i njohur në Brazil ka rënë për vdekje nga dhomë e një hoteli në katin e pestë, vetëm dy javë pasi ishte martuar.

Kevin Nascimento Bueno, i njohur ndryshe si MC Kevin, u shpall i vdekur pas incidentit në zonën bregdetare të Rio de Janeiro.

23-vjeçari ra nga ballkoni i dhomës së tij në Barra da Tijuca të dielën. Ndërsa zjarrfikësat që erdhën menjëherë e dërguan atë në spital, ku vdiq pak më vonë.

Ai sapo ishte martuar me avokaten Deolane Bezerra në një plazh në Meksikë dy javë më parë.

Kevin, nga Sao Paulo, publikoi këngën e tij të parë në 2013. Hiti i tij ‘Cavalo de Troia’, (Kali i Trojës) e vitit 2019 ka qindra miliona shikime në YouTube.

Ai ka pasur më parë probleme me ligjin, teksa ishte akuzuar për shpifje e provokim të autoriteteve, si dhe ishte arrestuar në hotel në Belo Horizonte në 2019 për përdorim droge.